Abdixhiku për koalicionin e Xhafer Tahirit me VV-në: Më pritni deri më 10 nëntor
Koalicioni i lidhur ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me Vetëvendosjen, është temë e parëndësishme për LDK-në.
Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kur u pyet për këtë koalicion të bërë pa dëshirën e partisë.
“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në sepse jemi në betejë në 9 komuna tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit”, ka thënë Abdixhiku.
Kur u pyet nga analistët se përse nuk e ka shkarkuar ende Xhafer Tahirin, Abdixhiku tha “më pritni deri më 10 nëntor”.
“Kjo marrëveshje është jo valide për LDK. Më pritni deri më datën 10 nëntor. Për punë të shpisë merremi ne vet. Njëherë do të merremi me komunat tjera ku jemi në garë”, ka thënë Abdixhiku.
“Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan”, ka thënë Abdixhiku.

