Një tjetër grabitje në muze francez, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi
Rreth 2,000 monedha ari dhe argjendi me vlerë rreth 90,000 euro (78,000 £; 104,000 dollarë) u vodhën gjatë një bastisjeje në një muze tjetër francez – vetëm disa orë pas vjedhjes të disa prej xhevahireve të kurorës franceze në Luvër në Paris, ka raportuar BBC.
Incidenti ndodhi në një muze kushtuar filozofit francez Denis Diderot në Landres, Francën verilindore, të dielën në mbrëmje.
Kur Maison des Lumières (Shtëpia e Iluminizmit) u hap të martën, punëtorët vunë re një vitrinë të thyer dhe ngritën alarmin, thanë zyrtarët. Monedhat u përzgjodhën me “ekspertizë të madhe”, tha një deklaratë për mediat franceze nga autoriteti lokal.
Kjo është e fundit në një seri grabitjesh të kohëve të fundit në institucione kulturore në të gjithë Francën.

