75 Mall Live Search
07:38 / E Premte, 24 Tetor 2025 / G T

U pezullua shkaku i motit, sot skuadra e Rrahmanit i vazhdon minutat e mbetura në Conference League

Ndeshja mes Rijeka dhe Sparta Prague, e vlefshme për UEFA Conference League mbrëmë u pezullua.

Shkaku i motit me shi, ndeshja nuk arriti të vazhdonte edhe pse filloi siç ishte më së miri, shkruan Indeksonline

Fillimisht ndeshja u pezullua për pak minuta në minutën e 10’të, më pas edhe në fundin e pjesës së parë.

Tani kanë mbetur edhe 45 minuta tjera për t’u zhvilluar, kurse rezultati është 0:0.

Kujtojmë që nga minuta e parë, ishte duke luajtur edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani./Indeksonline/