75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Gj Sh

Milan shpëton në fund, merr një pikë ndaj Pisa

Milan ka bërë një gabim në ndeshjen e javës së tetë të Seri A.

Kuqezinjtë u ndalen në ”’San Siro”, nga Pisa, duke barazuar me rezultat 2-2, shkruan IndeksOnline.

Rafael Leao e kaloi Milanin në epërsi qysh në minutën e shtatë, dhe gjërat dukeshin se do të shkonin mirë për skuadrën e Max Allegrit.

Por Pisa bëri befasi në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe përmbysi rezultatin.

Juan Cuadrado barazoi shifrat në minutën e 60-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Në minutën e 86-të, M’Bala Nzola heshti të pranishmit në ”san Siro” duke e kaluar Pisan në epërsi.

Në vazhdim rosonerët shtuan presionin dhe arritën të barazonin rezultatin në 90+3, me golin e mbrojtësit zviceran, Zachary Athekame.

Milan aktualisht renditet e para në tabelë me 17 pikë, dy më shumë se Inter, Napoli dhe Roma.

Në anen tjetër, Pisa renditet në vendin e 18-të, me vetëm 4 pikë./IndeksOnline/