75 Mall Live Search
00:04 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / Gj Sh

Pep Guardiola blen shtëpi të re në Barcelonë

Trajneri i Manchesetr Cityt, Pep Guardiola, ka blerë një shtëpi të re në Barcelonë.

Sipas gazetës britanike, ”The Sun”, tekniku spanjoll ka shpenzuar 8.5 milionë euro për blerjen e një shtëpie luksoze, shkruan IndeksOnline.

Por kjo nuk nënkopton se Guardiola do të largohet nga Manchester City e të rikthehet te klubi ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

Guardiola ka blerë shtëpi të re, pasi muaj më parë filloi proceduarat e divorcit me gruan e tij, me të cilën ishin bashkë për 30 vite.

Sipas raportimeve, ai është vendosur në një vend afër shtëpisë që bleu me Cristina Serra.

Prona është përshkruar në nivel lokal si një “strehë” ku ai mund të “shkëputet nga futbolli dhe të shijojë momente paqeje dhe introspeksioni”.

Shtëpia ka lidhje të mira me zonat më qendrore të Barcelonës me ngutjen e saj të dyqaneve, bareve dhe restoranteve./indeksOnline/