75 Mall Live Search
09:48 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / F.R

Obiliq: Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në QKMF

Një rast është raportuar pasditen e së premtes në Obiliq, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar rreth orës 16:20, në rrugën “Shkupi”. Foshnja është dërguar në QKMF nga prindërit, por mjekët kanë konstatuar se nuk kishte shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.

“Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/