75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Veton Berisha e konfirmon se mbrëmë kishte takim me Albin Kurtin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka pranuar se mbrëmë është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth krijimit të qeverisë së re, raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se nëse varet nga vota e tij, atëherë do të votojë ‘pro’ qeverisë ‘Kurti 3’.

“Nëse varet nga vota ime, unë do ta zhbllokoj”, tha Berisha.

Mëgjithatë, ai nuk ka pranuar të flas se çfarë ofertash ka marrë nga Kurti në këmbim të votës së tij. /IndeksOnline/