Harroi çelsat brenda – Hajnat vjedhin një veturë në pompmë derivatesh
Një veturë është vjedhur në një pompë derivatesh në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, pronari i automjetit kishte harruar çelësat brenda në veturë, çka dyshohet se ka lehtësuar kryerjen e vjedhjes.
Organet e rendit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura e tij nga parkingu i një pompe të derivateve. Sipas ankuesit, në momentin e vjedhjes çelësat e veturës kanë qenë brenda në automjet. Rasti është në hetim”, thuhet në njoftimin e policisë.

