Avdullah Hoti reagon me një foto pasi dështoi formimi i qeverisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar logon e partisë më të vjetër në vend, pasi në Kuvend dështoi të zgjidhej qeveria e prezantuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ish-kryeministri ka publikuar fotografinë, pa asnjë përshkrim mbi të.
LDK-ja ka refuzuar disa ftesa të LVV-së për të bashkëqeverisur.

