Lando Norris fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Lando Norris konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme dhe fiton pa asnjë diskutim Çmimin e Madh të Meksikës, duke nënshkruar triumfin e gjashtë sezonal nga “pole position” dhe duke kaluar shokun e skuadrës, Oskar Piastri, në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve.
Për britanikun bëhet fjalë për fitoren e dhjetë në karrierë, një arritje historike, pasi çdo sukses i tij ka ardhur në një pistë të ndryshme, diçka që më parë e kishte arritur vetëm legjendari Majkëll Shumaker kur mbërriti në kuotën e dhjetë fitoreve.
Në podium, krahas Norris, ngjiten Charls Leclerc dhe Max Verstappen. Piloti i Ferrarit u ndihmua në xhiron e parafundit nga një Virtual Safety Car, që e mbrojti ndaj rikthimit të fortë të kampionit holandez. Strategjia me një ndalesë të vetme në bokse rezultoi vendimtare për të tre të parët.
Në vendin e katërt përfundoi një Oliver Bearman fantastik, që mbajti podiumin për pjesën e parë të garës dhe në fund arriti të rezistonte ndaj rikthimit të Piastrit me Haas-Ferrari.

