75 Mall Live Search
07:54 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Z S

Reshjet e mëdha të shiut, përmbytet Prizreni

Reshjet e mëdha të shiut po bien thuajse pandalur tashmë e dy ditë, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të Kosovës.

Në Prizren, është rritur dukshëm niveli i Lumbardhit, derisa në Hoçë janë përmbytur disa rrugë.

Po ashtu edhe në lagjen “Arbana”, ka pasur përbytje bodrumesh në disa shtëpi.

Në vazhdim ju sjellim pamjet e siguruara nga TV Prizreni.