75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / KV

Policia arreston 18 persona në raste të ndara gjatë ditës së diel

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të së dielës, në raste të ndara nëpër të gjitha rajonet e vendit, janë arrestuar gjithsej 18 persona, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, nga personat e arrestuar, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Për të gjitha rastet është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet lidhur me rastet përkatëse janë në vazhdim./IndeksOnline/