Del Piero i del në mbrojtje Tudorit: S’është faji i tij, ADN-ja e bianconerëve mungon
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur rreth krizës që po e përjeton “Zonja e vjetër”.
Së fundi Juventusi humbi 3 ndeshje radhazi, atë ndaj Comos, Real Madridit dhe së fundi ndaj Lazios në “Olimpico”
Ai nuk ia lë fajin trajnerit Igor Tudor, duke i dalur në mbrojtje kroatit, por sipas tij mungon ADN-ja te “bianconerët”.
“A është Tudor i hutuar? E njoh mirë si lojtar dhe si njeri, por nuk është në konfuzion. Juve nuk ka problem me trajnerin: “Është diçka më komplekse, në lidhje me mënyrën se si është strukturuar skuadra, si janë të integruar, si po performojnë dhe në lidhje me rezultatet, të cilat qartësisht të rëndojnë pak”, tha ish-lojtari i Juventusit për Sky Sport-in pas ndeshjes në “Olimpico” kundër Lazios.
“Është ADN-ja e Juves, por vitet e fundit, gjërat kanë ndryshuar. Dhe kjo është ndoshta një skuadër që nuk mund ta ketë atë mentalitet, ata duhet ta ndërtojnë atë përmes tranzicioneve”, shtoi Del Piero.
Për humbjen në “Olimpico”, e treta e tyre radhazi midis ligës dhe garave të kupës: “Mbrëmë Juve ishte gjallë, ata nuk luajtën keq dhe ndoshta një barazim do të kishte qenë më i drejtë. Ata nuk luajtën keq as në Madrid, problemi është ndeshje si ajo në Como”, përfundoi ish-numri 10 dhe ikona e Juventusit.
Juventusi gjendet tashmë në pozitën e 8-të në Serie-n A, ku ka gjithsej 12 pikë./IndeksOnline/

