Jehona Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën
 
				Jehona Lushaku nga LDK-ja, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës, duke shkaktuar probleme serioze në funksionimin e shkollave dhe institucioneve komunale.
Sipas Lushakut, shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse qeveria “Kurti” ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës.
Postimi i plotë:
QEVERIA e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën!
Shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse qeveria “Kurti” ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës;
Kuzhina e kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk ia ka alokuar buxhetin vetjak Komunës së Prishtinës;
Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës!
Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siç po e bllokon qeveria “Kurti” për qëllime elektorale!
Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen!
Është koha e vazhdimit të zhvillimit të kryeqytetit me projekte të mëdha dhe jo stagnimit.
Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre!/Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                