75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / F.R

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan armëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo vjen pas një propozimi nga Donald Trump për të ndaluar luftën në vijat aktuale të frontit.

“Disa pika të shpejta – si një plan për një armëpushim. Ne vendosëm se do të punojmë për të brenda javës ose 10 ditëve të ardhshme”, tha Zelensky për Axios.

Ai shtoi se Ukraina, pjesërisht në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë për bisedime, po i kërkonte administratës amerikane jo vetëm raketa Tomahawk, por edhe “gjëra të ngjashme” që nuk kërkojnë trajnim të gjatë përpara se personeli ushtarak ukrainas të mund t’i përdorë ato.