75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 28 Tetor 2025 / SH

Elon Musk lanson Grokipedian, rivalin më të madh të Wikipedias

Elon Musk dhe kompania e tij xAI lansuan Grokipedia të hënën, duke e njoftuar atë në fillim të tetorit si një konkurrent të enciklopedisë online Wikipedia.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i Grok i xAI-së, për të cilin Musk pretendon se “kërkon të vërtetën maksimale”.

Versioni 0.1 që nga mbrëmja e së hënës kishte tashmë më shumë se 885,000 përkufizime krahasuar me më shumë se shtatë milionë në versionin anglisht të Wikipedia-s.

Në një mesazh të postuar në Xu, Musk premtoi mbërritjen e afërt të versionit 1.0, “dhjetë herë më i mirë” se 0.1, i cili është tashmë “më i mirë se Wikipedia sipas mendimit të tij”.

Një javë më parë, sipërmarrësi vendosi ta shtyjë lëshimin e Grokipedias me disa ditë, megjithëse u njoftua në fund të shtatorit dhe e justifikoi vonesën me nevojën për “punë shtesë për pastrimin e propagandës”.

Ashtu si zyrtarët republikanë, Elon Musk ka kritikuar vazhdimisht Wikipedia-n për disa vjet. Në vitin 2024, ai shkroi se faqja ishte “e kontrolluar nga aktivistë të së majtës ekstreme” dhe i nxiti njerëzit të ndalonin së dhuruari për platformën./Indeksonline/