75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Fillon seanca për vrasjen mizore të Bekim Varit, në bankën e të akuzuarve Leutrim Fejza

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt pritet të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit Leutrim Fejza (27 vjeç), i cili po ngarkohet me vrasjen mizore të të riut Bekim Vari, rast që tronditi opinionin publik në fillim të këtij viti.

Bekim Vari, 27-vjeçar nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025, ndërsa trupi i tij u gjet më 5 shkurt, në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt.

Indeksonline kishte raportuar se trupi i viktimës ishte gjetur në gjendje të rëndë, me shenja dhune të dukshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka kryer krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën.