Superligë edhe në mesjavë, sot do të luhen dy ndeshje
Superliga e futbollit do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të.
Liga elitare do t’i sjellë sot dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Pa dyshim, ajo kryesore do të jetë mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Ndërkohë, sot do të luhet edhe sfida mes Malishevës dhe Ballkanit.
Kujtojmë se të dyja këto ndeshje priten të zhvillohen në orën 13:00.

