Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad është takuar me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Osmani njoftoi se në këtë takim diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mauritanisë
”Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral.” ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:

