Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim dhe ndihmë pas kryerjes së veprave penale
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me rastin e rrëmbimit dhe dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, që kishte ndodhur më 7 tetor 2025, në fshatin Bresalcë të Gjilanit.
Sipas raportit të policisë, pas zhvillimit të hetimeve intensive, më 28 tetor 2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të prokurorit të shtetit.
Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore, i dyshuari është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë./IndeksOnline/

