Arrestohen dy persona në Ferizaj, kapen me kokainë dhe mijëra euro para të gatshme
Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër aksion të suksesshëm kundër narkotikëve në Ferizaj, duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas raportit të policisë, aksioni është zhvilluar më 22 shtator 2025, rreth orës 21:30, ku gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar: 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 15,005 euro para të gatshme, 3,950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të përfshirjes në tregtinë e narkotikëve./IndeksOnline/

