Spalleti i thotë “PO” Juventusit, gati të arrihet marrëveshja
Juventusi duket se ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Igor Tudorit.
“Zonja e vjetër”, ka identifikuar Luciano Spalletin si prioritetin kryesor për të zëvëndësuar kroatin.
Siç raporton Fabrizio Romano, italiani i ka dhënë edhe dritën jeshile ofertës së Juves për t’u bërë trajneri i ri, me marrëveshjen verbale që thuhet se është arritur mes palëve.
Spalleti pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Së fundi Spalleti, ishte selektor i Kombëtares italiane, por që ishte shkarkuar në qershor pas ndeshjes me Moldavinë./IndeksOnline/

