75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / G T

Llapi “arrë” e fortë, e ndal Prishtinën në “Zahir Pajaziti”

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligë.

Qysh në pjesën e parë, skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i siguruar tri pikë, shkruan Indeksonline

Golin për 1:0 e shënoi Edon Sadriu në minutën e 40’të.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Axel Gnapi shënoi për 2:0 në minutën e 53’të.

Golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Leutrim Kryeziu.

Me këtë humbje, Prishtina mbetet në pozitën e parë me 25 pikë, kurse Llapi në pozitën e 5-të me 16 pikë.//Indeksonline//