75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

Abrashi nuk i ndal marrëveshjet për garën e balotazhit, nënshkruan me LPRK-në

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka marrë edhe një përkrahje për garën e balotazhit që do të zhvillohet me 9 nëntor.

Ai ka arritur një marrëveshje me ish-deputetin Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).

Sipas Abrashit, Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të kontribuojnë me përvojën dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një administrate komunale të ndershme, transparente dhe efikase, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Postimi i plotë:

Marrëveshje Bashkëpunimi

Sot arritëm një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet meje dhe z. Erxhan Galushi, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK).

Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e vizionit tonë të përbashkët për një Prizren të zhvilluar, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet, përfshirë edhe komunitetin rom, të ketë zë dhe vend të merituar në zhvillimin e qytetit tonë.

Z. Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të kontribuojnë me përvojën dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një administrate komunale të ndershme, transparente dhe efikase, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave pozitive për ta bërë Prizrenin shembull të bashkëjetesës, respektit dhe zhvillimit të barabartë për të gjithë./Indeksonline/