75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / AR

Moment i ëmbël/ Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër

Roela Meka, një nga figurat e njohura nga emisioni “Për’puthen”, ka përjetuar momentin më të lumtur të jetës së saj. Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila tashmë ka pushtuar zemrat e të gjithë atyre që e ndjekin.

Vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit e saj pamje të ëmbla nga “baby shower”-i i organizuar në muajin shtator, burime të sigurta për Prive by Liberta Spahiu kanë konfirmuar lajmin e gëzueshëm.

Vajza e porsalindur ka marrë emrin Siela, një emër i rrallë dhe me kuptim të veçantë, që përfaqëson butësinë, pastërtinë dhe frymën e re që ajo ka sjellë në jetën e prindërve të saj.

Gjatë “baby shower”-it, ndjekësit vunë re mungesën e partnerit të saj, Vedatit, gjë që ngriti pyetje në rrjete sociale. Megjithatë, sipas burimeve të afërta me çiftin, arsyeja ka qenë plotësisht personale. Nëna e Vedatit ishte nisur për në Mekë për arsye fetare, ndërsa ai vetë ka qenë i angazhuar me punë, duke mos mundur të jetë i pranishëm. Sipas miqve të afërt, Vedati ka qenë pranë Roelës gjatë gjithë shtatzënisë dhe momentit të lindjes, duke e mbështetur në çdo hap. Pas periudhës së ekspozimit në media dhe rrjete sociale, Roela është distancuar disi nga vëmendja publike, duke zgjedhur të jetojë këtë etapë të re në mënyrë më private.

Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, ky është emri i veçantë i vajzës