75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

Gjendet pa shenja jete një 67 vjeçare në qytetin e Zubin Potokut

Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 policia ka pranuar informacion se në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut është gjetur një person pa shenja jete.

Lidhur me këtë njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se viktima, R.M., femër, 67 vjeç, është gjetur e varur në shtëpinë e saj.

Rasti është raportuar nga djali i viktimës i cili e ka gjetur atë te varur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”./Indeksonline/