Habit këngëtarja, heq dorë nga kanali i pistë pas ndarjes
Këngëtarja Lily Allen, ka zbuluar pse vendosi të lërë punën e saj fitimprurëse – shitjen e fotove të këmbëve të saj në platformën OnlyFans, dhe e gjitha kjo përkoi me ndarjen e saj nga aktori David Harbour.
Platforma si OnlyFans mund të jenë një burim jashtëzakonisht fitimprurës të ardhurash, veçanërisht për njerëzit që tashmë kanë një bazë të madhe fansash, siç e ka konfirmuar vetë këngëtarja, transmeton Indeksonline.
“Imagjino të jeni artist dhe të keni pothuajse 8 milionë dëgjues mujor në Spotify, por të fitoni më shumë para sesa 1,000 njerëz që abonohen për fotot e këmbëve tuaja”, shkroi Allen në Twitter vitin e kaluar.
Duke pasur parasysh që faqja e saj e internetit kushtonte 10 dollarë për t’u abonuar, vlerësohet se ajo mund të kishte fituar deri në 10,000 dollarë në muaj. Megjithatë, pas ndarjes nga ylli i Stranger Things, Allen pranoi se e humbi të gjithë sharmin e saj./Indeksonline/

