Rezultatet negative të Liverpoolit, John Obi Mikel: Është për shkak Jota-s, shikojeni Salahun se si duket…!
Skuadra e Liverpoolit në shtatë ndeshjet e fundit ka pësuar gjashtë humbje dhe ka fituar vetëm një, kështu kanë filluar menjëherë kritikat për trajnerin dhe futbollistët.
Legjenda e futbollit afrikan dhe Chelseat, John Obi Mikel flet për rezultatet negative të “The Reds”, shkruan Indeksonline
Ai e lidh këtë dështim të Liverpoolit me vdekjen tragjike të Diogo Jota-s.
“Si futbollistë, ne kalojmë më shumë kohë me bashkëlojtarët, sesa me familje. Jemi së bashku gjithmonë në dhomat e zhveshjes.
“Të humbasësh dikë, menjëherë ka efekt te lojtarët, madje çdo ditë.
🔴 « 𝗡’𝗢𝗨𝗕𝗟𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗣𝗔𝗦 𝗤𝗨’𝗨𝗡𝗘 𝗧𝗥𝗔𝗚𝗘́𝗗𝗜𝗘 𝗠𝗔𝗦𝗦𝗜𝗩𝗘 𝗦’𝗘𝗦𝗧 𝗣𝗥𝗢𝗗𝗨𝗜𝗧𝗘 𝗔𝗨 𝗖𝗟𝗨𝗕 𝗔̀ 𝗟𝗔𝗤𝗨𝗘𝗟𝗟𝗘 𝗣𝗘𝗥𝗦𝗢𝗡𝗡𝗘 𝗡𝗘 𝗦’𝗔𝗧𝗧𝗘𝗡𝗗𝗔𝗜𝗧 » ☹️
— Vibes Foot (@VibesFoot) October 30, 2025
John Obi Mikel à propos des résultats récents de Liverpool. ❤️
« 𝗘𝗻 𝘁𝗮𝗻𝘁 𝗾𝘂𝗲… pic.twitter.com/5PJLzCmPr7
“Pavarësisht se koha ikën, gjëra të tilla gjithmonë të godasin emocionalisht dhe qëndrojnë gjithmonë me ju.
“Për mua, sa herë që diçka ndodh në klub, emocionet janë gjithmonë të rënda. Kur ju shikoni Mohamed Salahun tani, i cili ishte shumë i afërt me Jotan, ju mund ta shihni vetëm hijen e tij.
“Kështu që mendoj se ne duhet të jemi më shumë të kuptueshëm”, u shpreh John Obi Mikel
Kujtojmë që mbrëmë skuadra e Liverpoolit u mposht nga Crystal Palace dhe u eliminua nga EFL Cup./Indeksonline/

