75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / AR

Kendall shokon me deklaratën: Isha shumë xheloze për motrën time, Kylie-n

Kendall Jenner nuk fsheh më një sekret të fëmijërisë. Modelja e famshme pranoi se ishte “xheloze” për motrën e saj më të vogël Kylie Jenner sepse prindërit e tyre, Kris dhe Caitlyn Jenner, ishin shumë më pak të rreptë me të.

Detajet u zbuluan në episodin e fundit të reality show-t The Kardashians, transmeton Indeksonline.

Duke kujtuar vitet e adoleshencës, Kylie zbuloi se ajo dhe shoqet e saj shpesh pinin marijuanë në shtëpinë e familjes në Hidden Hills, ku u xhirua pjesa më e madhe e Keeping Up With the Kardashians.

“Kylie pinte marijuanë para meje,” zbuloi Kendall në episodin që u transmetua më 30 tetor. “Isha shumë e zemëruar me të. I thashë, ‘Je një degjeneruese!'”

Megjithatë, 29-vjeçarja shpjegoi edhe arsyen e vërtetë të zemërimit të saj. “Isha xheloze. Isha xheloze që nuk isha aq e lirë sa ajo në atë kohë”, tha ajo./Indeksonline/