75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

“Mjaft me bllokada”, Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka mundësi ligjore kjo legjislaturë ta votojë buxhetin për vitin 2026.

Ajo bëri thirrje për të mos rënë pre e asaj që ajo e quajti propagandë.

Postimi i plotë:

MOS BINI PRE E PROPAGANDËS

Nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo legjislaturë me votu buxhetin për vitin 2026

Qysh me votu deputët buxhetin e përgatitur nga kolegët e tyre deputetë që kanë rastisur të jenë uzurpator të zyrave të Qeverisë (shih vendimin e Gjykatës Supreme).

Qysh deputeti Kurti me prezantu buxhetin dhe mandej ai bashkë me ne me u ulë me votu?!

Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja. Që pesë vjet ne kemi shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve – atë që LVV nuk ka arritë me votë e me kolicione mundohen ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe përmes uzurpimit të institucioneve.

Leni dramat, mos i përdorni politikisht 700 familje të gazetarëve e stafit që punojnë në RTK, duhet me ju ardhë turp. Ndajeni buxhetin siç e keni ndarë para  tre muajve, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, bash asgjë.

E buxhetin e Prishtinës me pasë dashtë me aprovu Qeveria e LVV-së e kish sjellë në Kuvend në legjislaturën e kalur sepse Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka aprpvu buxhetin me 9 dhjetor 2024, ndërsa seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtë me 20 dhjetor e zgjedhjet janë mbajtë me 9 shkurt.

MJAFT ME BLOKADA!

Shkojmë në ZGJEDHJE TANI 🗳️

Qeveri brenda një jave pas rezultateve!

Ky popull e ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit!/Indeksonline/