75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Gj Sh

Lajm i keq për Liverpulin, Frimpong humb ndeshjen ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jeremie Frimpong, ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të mungojë për rreth gjashtë javë, raportoi Daily Mail.

Ky është një lajm i keq për skuadrën e Arne Slot, pasi Frimpong ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit në këtë fillim sezoni, duke sjellë shpejtësi dhe kreativitet në krahun e djathtë të mbrojtjes, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, dëmtimi është më serioz sesa u mendua fillimisht dhe ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, një përballje vendimtare për “The Reds”.

Frimpong pritet të rikthehet në fushë në mes të dhjetorit, në varësi të ecurisë së rikuperimit. Ndërkohë, Arne Slot pritet të provojë alternativa si Joe Gomez apo Conor Bradley për të mbuluar mungesën e tij në ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/