75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Gj Sh

Ardon Jashari i rikthehet stervitjeve me Milanin

Pas dy muajsh jashtë për shkak të një lëndimi, Ardon Jashari është rikthyer të stërvitet me grupin e Milanit.

Ndërkohë, Rafael Leao vazhdon të stërvitet veçmas për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës.

Trajneri Allegri po monitoron edhe rikuperimin e Tomori dhe Gimenez, ndërsa Pulisic dhe Rabiot nuk janë ende gati për ndeshjen ndaj Romës.

Rikthimi i Jasharit mund të përforcojë mesfushën kuqezi në përballjen e ardhshme ndaj ekipit të Gasperinit.