75 Mall Live Search
07:28 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Pedro konfirmon largimin nga Lazio: Kam vetëm një dëshirë, kualifikimin në Europë!

Futbollisti i njohur spanjoll, Pedro ka konfrimuar largimin e tij nga Lazio në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi anësor mbrëmë luajti disa minuta në barazimin pa gola 0:0 ndaj Pisa-s dhe pas ndeshjes tregoi se do të largohet nga klubi italian në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

“Dua që ta kualifikoj Lazion në garat e Europës, dhe pastaj është koha për t’u larguar”, u shpreh Pedro

Kontrata e ish-lojtarit të Kombëtares së Spanjës me Lazion skadon pikërisht në vitin 2026.

Kujtojmë që Pedro u bë i njohur te Barcelona dhe Chelsea, duke fituar tituj të rëndësishëm në karrierë. Ai poashtu luajti edhe te Roma./Indeksonline/