75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 31 Tetor 2025 / MSH

LDK e PDK po bëjnë bashkë fushatë në Fushë-Kosovë, iu bashkohet edhe deputeti Gruda

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë bërë bashkë në Fushë-Kosovë, për të bërë fushatën e balotazhit.

Kryetarët e degëve të partive në këtë komunë, njëherazi edhe kandidatë për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani (LDK) dhe Rrahim Tërnava (PDK), kanë pirë kafe bashkë me disa qytetarë.

Atyre iu bashkua edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

“Vazhdojmë deri te fitorja e madhe!” u shpreh Osmani, në portretin e përbashkët.