Veliaj, në Kushtetuese: Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi
Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.
Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se ‘Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë’.
“Kur beson se ke dhënë gjithçka për qytetarët, vjen largimi nga detyra. Nuk kishte fyerje më e rëndë se kjo. Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Të thuash që Veliaj ka munguar në detyrë nuk është cinizëm për mua. Mbi të gjitha nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim pa asnjë akuzë. Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është nëna ime dhe familja ime“, tha ai./TOPChannel/

