Analistët: Lidhja e Prishtinës, faktore për balotazh në Prishtinë
Lidhja e Prishtinës ka qenë befasia e këtyre zgjedhjeve në kryeqytet.
Lista e bartur nga Fehmi Kupina siguroi ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, teksa analistët kanë vlerësuar se kjo parti ka bërë matematikat e duhura për këto zgjedhje lokale.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10 u cilësua se Lidhja e Prishtinës ka qenë faktore vendimmarrëse për rezultatet e balotazhit.

