Tahiri te Trepça, është gjithçka zyrtare
Trepça ka gjetur trajnerin e tyre të ri.
Ata kanë zyrtarizuar trajnerin Tahir Lushtaku, i cili zëvëndëson Emin Baliqin.
“Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri. Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte”, shkruhej në njoftimin e klubit mitrovicas.
Deri më tani trajner ishte Emin Baliqi, por ishte shkarkuar pas humbjes së fundit në derbi ndaj Vushtrrisë./IndeksOnline/

