Kurti: Opozitarëve u themi ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, se në komunat ku lëvizja është në garë me LDK-në ose PDK-në, këto parti po bashkohen kundër VV-së, me qëllim që të pamundësojnë ndryshimet edhe në nivel lokal.
“Sot po i shohim marrëveshjet nën tavolinë mes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së. Përveç se e kanë minuar demokracinë e tyre të brendshme, po tregojnë se nuk u intereson as zhvillimi lokal, por vetëm dëmtimi i Vetëvendosjes. Janë të gatshëm të mbështesin edhe qeverisjet aktuale që deri dje i kanë kritikuar”, theksoi Kurti.

