75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / L A

Rregullohet murali i Alexander-Arnoldit në Liverpool

Ndeshja e sotme midis Liverpoolit dhe Real Madridit pritet të jetë spektakolare.

E tërë vëmendja është te vetëm një lojtar, Trent Alexander-Arnold i cili përballet për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij.

Anglezi, dikur i adhuruar nga të gjithë sot është kthyer në armikun publik numër një, pas transferimit të tij të bujshëm te Real Madridi.

Tifozët madje dhe dëmtuan muralin e tij në Liverpool, me mbishkrimet “Lamtumirë mijush”, në gjuhën spanjolle.

Mirëpo tashmë murali i tij është rregulluar dhe është kthyer në formën e saj të mëparshme.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/