Propozimi i Konjufcës për mandatar, Hoti: Mjaft me manovra politike
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë nga kjo parti, pas dështimit të 26 tetorit.
Këtë propozim e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajt sot.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri dhe tashmë deputeti i LDK-së Avdullah Hoti.
Ai këtë zhvillim e ka cilësuar si “manovër politike” .
“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, shkruan ai në Facebook./Indeksonline/

