Autobusët elektrikë në Norvegji dyshohet se po spiunoheshin nga Kina
Norvegjia është përballur me një zbulim të pakëndshëm javët e fundit. Autobusët elektrikë nga prodhuesi kinez Yutong, të cilët transportojnë mijëra pasagjerë çdo ditë si pjesë e transportit publik, kanë karta SIM të integruara që lejojnë akses në distancë nga Kina.
Ato u zbuluan nga Ruter, kompania më e madhe e transportit publik në Norvegji, gjatë një auditimi të brendshëm të sigurisë kibernetike.
Ministri Jon-Ivar Nygård i tha transmetuesit shtetëror NRK se qeveria po fillon një shqyrtim gjithëpërfshirës të rreziqeve që lidhen me furnizuesit jashtë aleancave të sigurisë të Norvegjisë.
“Ne po punojmë me Ruter dhe operatorë të tjerë për ta bërë sektorin e transportit publik më rezistent ndaj kërcënimeve të jashtme”, tha ai./Indeksonline/

