Mihali e VV’së, ish-partive opozitare: S’ka nevojë të bërtitet, punët e shtetit kërkojnë vetëpërmbajtje
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj kritikave politike, duke theksuar se VV nuk zvarrit proceset dhe nuk bën improvizime.
Sipas saj, partia ka qëndrime dhe projekte të qarta në funksion të republikës dhe demokracisë, ndërsa u ka bërë thirrje palëve politike për vetëpërmbajtje në trajtimin e çështjeve shtetërore.
Postimi i plotë:
VETËVENDOSJE! kurrë nuk zvarrit, nuk “blen” kohë, as nuk bën improvizime.
Ne kemi qendrime, propozime, ide e projekte politike. Të gjitha në funksion të republikës dhe demokracisë.
Andaj nuk ka nevojë të bërtitet siç po ndodh këtë paradite.
Punët e shtetit kërkojnë vetëpërmbajtje.

