75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / G T

Vazhdon rekordi me 16 fitore radhazi, Kompany: Kur kanë entuziazëm, u them lojtarëve që s’jeni aq të mirë…!

Skuadra e Bayern Munchen mbrëmë mposhti 1:2 kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain.

Kështu, skuadra e Vincent Kompany e vazhdon rekordin me 16 ndeshje radhazi me fitore, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes trajneri belg u paraqit në konferencë për media dhe tregoi se si po e arrin këtë sukses historik.

“Gjithmonë u them lojtarëve të mi, kur ka entuziazëm, ju lutëm mos e besoni, nuk jeni edhe aq të mirë. Kur humbim një ndeshje apo kemi ndonjë performancë të keqe, u them, ju nuk jeni aq të këqij.

“Tani kemi 16 fitore. Por, nga nesër është pësëri zero dhe ne duhet të fitojmë ndeshjen tjetër”, u shpreh Kompany

Ndeshjen e ardhshme, Bayern Munchen e zhvillon në Bundesliga ndaj Union Berlinit./Indeksonline/