Skandal në Miss Universe, organizatori e quajti budallaqe “mbretëreshën” e bukurisë
Skandal trondit konkursin e bukurisë Miss Universe të këtij viti në Bangkok. Victoria Theilvig, fituesja aktuale e konkursit të bukurisë Miss Universe 2024, është larguar nga një nga eventet zyrtare pasi një zyrtar i lartë i konkursit të bukurisë poshtëroi publikisht Miss Meksika, Fatima Bosch , për “mungesë respekti”.
Gjatë ceremonisë së dhënies së shiritit në hotelin ku po qëndronin konkurrentet, zëvendëspresidenti i Organizatës së Miss Universe për Azinë dhe Oqeaninë, Nawat Itsaragrisil , e qortoi publikisht Bosch për mosparaqitjen në një fotosesion sponsorizimi më herët atë ditë.
Përpara kamerave, ai e ftoi atë të “çohej dhe të fliste hapur”, dhe kur ajo u përpoq të përgjigjej se nuk donte të thirrej para të gjithëve, Itsaragrisil e quajti “budallaqe”.
Ai gjithashtu i kërkoi sigurimit ta nxirrte nga dhoma, por ndërsa Miss Meksika po shkonte drejt daljes, dhjetëra konkurrente vendosën ta ndiqnin, në shenjë mbështetjeje.
Miss Meksika Fatima Bosch tha para kamerave: “E dua këtë vend dhe njerëzit e tij, por ajo që bëri regjisori nuk ishte respektuese. Më quajti idiote, më tha të heshtja. Bota duhet të shohë çfarë ndodhi – sepse ne jemi gra të forta dhe askush nuk mund të na i heqë zërat.”/Indeksonline/
@amusestan Is this the reason Miss Universe Mexico had to leave the sash ceremony? Nawat Itsaragrisil (@nawatofficial) is President of Miss Grand International, National Director of Miss Universe Thailand, and Vice President of the Eastern Regional Office of Miss Universe (@missuniverse). Miss Universe Mexico 2025 – Fátima Bosch (@fatimaboschfdz) Note: The translation in this video is automated. 📷 Miss Universe Thailand Livestream #MissUniverse #MissUniverso #MissUniverse2025 #MissUniverseThailand #74thMissUniverse #MissUniverseThailand2025 #FatimaBosch #MissUniverseMexico #MissUniverseMexico2025 #MissUniversePhilippines #MissUniverseVietnam #MissUniverseCambodia #HuongGiang #AhtisaManalo #Veena #Nawat #MissGrandInternational #drama #sashingceremony #amusestan ♬ original sound – amusestan

