Segmenti Dollc-Zahaq, nisin punimet nga rrethi i Klinës në drejtim të Pejës
Kanë nisur intensivisht punimet e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht segmentit Dollc-Zahaq.
Kompania e kontraktuar për Lotin 1, “Benita Company” ka nisur punimet nga rrethi i Klinës në drejtim të Pejës.
Kompania është zotuar se do të ketë punë intensive për të respektuar kontratën për segmentin në fjalë./Indeksonline/

