Nga Ismeti te Ndua, Dukagjini zyrtarizon pasuesin e Munishit
Një ditë pasi u largua Ismet Munishi, Dukagjini ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Skuadra nga Klina ka njoftuar se klubi tashmë do të udhëhiqet nga Ndue Përgjokaj, shkruan IndeksOnline.
Ai në kohën e fundit ka qënë pjesë e stafit teknik të Dukagjinit.
”KF Dukagjini njofton se Ndue Përgjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.
Përgjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.
Ne i urojmë trajnerit Përgjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

