75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / AR

Kim emocionon për 70-vjetorin e nënës, e quan “gruaja më e bukur”

Kim Kardashian i ka dërguar një mesazh të përzemërt nënës së saj, Kris Jenner, në 70-të vjetorin e lindjes.

Në Instagram, Kim Kardashian ndau një mori fotografish, duke shfaqur momente me nënën e saj dhe familjen e tyre, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu përfshiu disa fotografi të rralla të Kris Jenner nga ditët e rinisë.

“GËZUAR 70-VJETORIN E DITËLINDJES GRUAS MË TË BUKUR NË PLANET! Nuk ka asgjë më të veçantë në këtë botë se ti! Je kaq e bekuar me familjen më të mrekullueshme të rrethuar nga kaq shumë dashuri! Je vërtet super grua dhe ke qenë modeli më i mirë për t’u ndjekur, vetëm në mënyrën se si e drejton dhe e jeton jetën tënde me kaq shumë hir, dhembshuri dhe gëzim! Dua të bëhem njësoj si ti kur të rritem dhe gjithmonë e kam thënë këtë gjithë jetën time! Të dua shumë mami!”, shkroi themeluesja e SKIMS në përshkrimin e saj”./Indeksonline/