75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / AR

Gruaja e CR7-s thotë se është “mamaja perfekte e futbollit”

Georgina Rodriguez së fundmi u ka vërtetuar fansave se di si të duket perfekte si një “nënë futbolli”.

Të mërkurën, më 5 nëntor, modelja ndau në Instagram një sërë fotosh interesante që paraqisnin këtë pamje mahnitëse, transmeton Indeksonline.

Në mbishkrimin e postimit, modelja pretendoi se është “nëna më e mirë e futbollit”.

Në këtë paraqitje, modelja veshi fanellën e të fejuarit të saj, lojtarit yll, Cristiano Ronaldo për Portugalinë.

Ajo e stiloi fanellën, duke e kombinuar me një fund prej lëkure në një ton të kuq të ndezur./Indeksonline/