75 Mall Live Search
13:48 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / AR

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllezër të këtij fshati.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline Drejtori Rajonal i policisë në Gjakovës Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se dorasi është nga Drenasi dhe se është dhëndri i viktimave.

“ Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në  fshatin Gullbovc të Malishevës. Viktimat janë nga ky fshat dhe janë vëllezër.  I dyshuari  është dhëndri i tyre nga komuna e Drenasit. Viktimat janë dërguar në emergjencën e Kijevës ku dhe më pastaj është konstatuar vdekja e tyre”, tha ai./Indeksonline/