Cristiano Ronaldo, koleksion me mbi 40 makina, por…
Imagjijenoni të keni më shumë se 40 makina sportive, supersportive, hypercar dhe makina SUV luksoze, por të mos drejtosh asnjërën prej tyre. Është ky një paradoks që i përket vetëm një personi që është i fokusuar te vetja deri në atë pikë, sa vlera bëhet relative.
Në mënyrë më specifike, ky është rasti i Cristiano Ronaldos. Pasioni i yllit portugez të futbollit dihet botërisht dhe është legjendare ashtu si talenti dhe rezultatet e tij në fushën e lojës. Në një intervistë të fundit, Cristiano Ronaldo ka pohuar se ka në zotërim mbi 40 makina mes të cilave disa prej modeleve më ekskluzive dhe të fuqishme në botë sic janë modelet Bugatti që Cristiano Ronaldo i përkufizon si “bisha”.

Pavarësisht kësaj flote impresionuese, Ronaldo pranon se nuk i pëlqen të drejtojë makinën. Sipas tij, makinat nuk konsiderohen si mjete transporti, por si object koleksioni. Cdo mjet merr kujdesin deri në detajet më të vogla, gjithnjë të pastra dhe në kushte perfekte. Ronaldo sigurohet të ato të jenë gjithë kohës në gjendjen më të mirë, por pa u ulur ndonjëherë në timon.

Çudia tjetër? Makinat nuk ruhen në të njëjtin vend, por sic e ka pohuar vetë Ronaldo, ato janë të shpërndara në Arabi, Angli, Spanjë e madje edhe në Itali. Koleksioni i makinave të Cristiano Ronaldos përfshin modele ekskluzive si Bugatti Veyron dhe Chiron, e deri te modeli shumë i rrallë Centodieci, që ka vetëm 10 ekzemplarë të prodhuar dhe me një vlerë rreth 9 milionë dollarë. Po kështu në koleksionin e Ronaldos ka edhe automjete të tilla si Ferrari e Lamborghini apo edhe Rolls Royce e Bentley.
Me pak fjalë është ky, ndoshta koleksioni më i pasur në të gjitha kuptimet dhe i larmishëm mes sportistëve më të famshëm botëror. Dhe të mendosh që Cristiano Ronaldo është një personazh që nuk ndalet dhe vazhdon të jetë në aktivitet edhe pse pas 3 muajsh do të festojë 41-vjetorin e tij të lindjes. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ky koleksion të pasurohet me ndonjë tjetër makinë supersportive e luksoze.

